E BUJSHME/ ‘Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s’, kush do jetë kryeministri i rradhës i Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama, është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s.

Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të lu ftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.