Dy vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt i paIIatit në Itali, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një foshnje 2-vjeçare shqiptare është në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kati i katërt i banesës në Itali, bëjnë me dije mediat fqinje.

Foshnja ndodhej në shtëpi me gjyshin, ndërsa të dy prindërit shqiptarë ishin në punë. Një moment shpërqëndrimi mjaftoi që foshnja të rrëzohej nga rreth 15 metra lartësi.

Fqinjët dolën menjëherë jashtë pasi dëgjuan zhurmë, dhe panë trupin e fëmijës së vogël pa shenja jete. Menjëherë zbriti edhe gjyshi duke bërë thirrje për ndihmë.

Fëmija u transportua në spitalin e Monza-s në Itali dhe ndodhet në reanimacion në gjendje kritike. Po ashtu në spital ndodhet edhe gjyshi i fëmijës që raportohet se pësoi goditje nga ngjarja e rëndë.