Dy e duan Shqipërinë në BE, dy të tjerët janë kundër! Ja mendimi i italianëve, francezëve, gjermanëve dhe spanjollëve për shqiptarët

Kur do hyjë Shqipëria në BE? Kjo ditë duket ende e largët, pasi fuqitë e mëdha ende nuk janë të bindur nëse Shqipëri e meriton këtë mundësi apo jo.

Qytetarët e BE-së janë pyetur edhe për vendet kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, që duhet të jenë në BE apo jo. Organizata YouGov ka zhvilluar një sondazh pikërisht për këtë gjë.

Vendi më i pranuar nga qytetarët e BE rezulton se është Mali i Zi, që ka marrë mendim pozitiv nga gjermanët, italianët dhe spanjollët, por jo francezët.

Për Shqipërinë, pyetjes nëse duhet lejuar anëtarësimi në BE, i janë përgjigjur pozitivisht spanjollët dhe italianët. Gjermanët e cilësojnë Shqipërinë vendin më të padëshiruar të Ballkanit Perëndimor duke dhënë vlerësim më negativ se edhe për Kosovën që nuk është vend kandidat ende.

Mendim refuzues kanë dhe francezët, të cilët kanë shprehur qëndrim refuzues për të gjitha vendet e mundshme për anëtarësim përveç Ukrainës.

Për habinë e të gjithëve, spanjollët janë shprehur pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, po ashtu edhe pëe Ukrainën dhe Maq. e Veriut.