Do të ndodh kudo në Shqipëri/ Berberët vendosin të rrisin çmimet

Me siguri që do e keni lexuar lajmin që po qarkullon në rrjetet sociale ku thuhet se janë mbledhur berberët në Kavajë dhe kanë vendosur të rrisin cmimet nga 1 qershori.

Dihet që ky hap do ndiqet edhe nga berberët e tjerë në gjithë Shqipërinë, të cilët nuk mjaftohen me rritjen e cmimeve që kanë bërë deri tani, por do i rrisin prapë.Ata duan të përfitojnë sa më shumë nga kjo situatë krize që ka mbërthyer botën kudo dhe që është shoqëruar me një rritje gjigante cmimesh.

Shkaku kryesor thuhet se është situata mes Ukrainës dhe Rusisë, gjë që ka sjellë rritjen e karburantit dhe sidomos ushqimeve të shportës.Kjo është e kuptueshme deri diku që ndikon situata mes Ukrainës dhe Rusisë te ushqimet e portës apo te karburanti, por te berberët pse?Në fakt nga njëra anë s’ka faj, kur shikon që 1 kile qershi po shitet nga 20-30 mijë lekë, apo 1 1 kile pjeshka/ nektarina po shitet 10-12 mijë lekë.