“Djali im pa faj, policët i morën jetën”, babai i 31-vjeçarit me lot në sy

Babai i të ndjerit Ilvi Metës, 31 vjeçarit që humbi jetën në komisariatin e Kavajës, ka folur sot për mediat. Agimi këmbëngul se djali i tij nuk i ka dhënë vetë fund jetës, por u mbeti në dorë policëve dhe është i bindur për këtë.

Babai i të ndjerit shprehet se lajmin e ka mësuar nga televizionet informative, dhe policia nuk e ka lejuar të kontaktojë as me djalin dhe as me punonjësit e policisë edhe pas ngjarjes.

“Lajmin e mësova nga mediat, shumë i hidhur, isha në punë, dhe vetëm pasdite e pashë te lajmet. Kur kam shkuar te policia nuk më pranuan fare, janë pretekste sikur i ka dhënë vetë fund jetës së tij.

“Kërkova që të shoh fëmijën tim, djalin tim, dhe nuk më lejuan, unë dyshoj se është ushtruar dhnë në polici, është hera e parë që shoqërohej në polici.Autopsia iu bë, por nuk e dimë ende se çfarë ka dalë.

“Djali ishte beqar, nuk është e vërtetë që ka qenë problematik. Nuk ka shtet, nuk ka polici, derisa ata nuk më fusin mua që të shoh djalin tim, për çfarë e dua policinë.

“Unë dyshoj se djal iu ka mbetur në dorë.Nuk e kam parë me sy djalin, është ushtruar dhnë ndaj tij. Nuk ka qenë i dënuar, e kanë shoqëruar vetëm njëherë pas një ndeshje futbolli.

“Djali nuk ka asnjë shenjë në fyt, po them që i ka mbetur në dorë policisë. Në fillim thanë se ishte vetëvarur me litar, dhe më pas me lidhësen e kapuçit”, u shpreh babai i Ivi Metës.