Dinakëria e ushtarëve rusë kalon kufijtë, u vendosin ukrainasve ekѕpIoziv në kuti qumështi

Lu fta Rusi-Ukrainë është në ditën e 58 të saj, ndërsa janë regjistruar numër i frikshëm i viktimave, të plagosurve dhe shkatërrimeve. Lideri rus Vladimir Putin është tejet i vendosur në marrjen 100% të qyteteve kryesore të Ukrainës, ndërsa në krahun tjetër, lideri ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është i vendosur të shpëtojë vendin e tij nga dora e hekurt e Putin.

E ndërsa autoritetet ukrainase vijojnë raportimet për shtimin e numrave të viktimave civile në Iuftë, është zbuluar një tjetër taktikë vrastare dhe dinake që ushtria e liderit rus Vladimir Putin po përdor për të vrarë ukrainasit.

Sipas Daily Mail rusët po shtiren sikur po shpërndajnë ndihma humanitare në qytetet që tashmë janë nën pushtimin e tyre, ndërsa në të vërtetë shpërndajnë ekѕpIozivë përmes kutive të qumështit. Një gjyshe ukrainase i ka shpëtuar për pak vdekjes pasi një ushtar rus i dha asaj një kuti qumështi të mbushur me ekѕpIoziv.

Kur pensionistja nga qyteti i rrethuar i Khersonit nisi të hapte kapakun e kutisë të supozuar me qumësht, vuri re telat e ngjitura në kapak. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telat çuan në një detonator, që nëse kutia do të hapej ajo do të shpërthente.

“Nëna ime në pension vuri re se kishte diçka që nuk shkonte me këtë qumësht, sikur dikush të kishte pirë prej tij më parë, ose nëse ishte i prishur. Ajo e hapi me kujdes kapakun dhe më tregoi se çfarë kishte atje”, deklaroi djali i saj. Kutia e qumështit përmbante një ekѕpIoziv të bërë vetë, të lidhur në një litar peshkimi, i cili kur hapej do të shpërthente bombën.