Dhëndri çon në gjyq vjehrrin për para borxh, e bija kapet me të atin

Artiri ishte pjesë e “Diela shqiptare” sot. Ai ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vjehrrin e tij, Lekon për një shumë parash që ai i ka borxh prej disa vitesh. Me ndërmjetësimin e kunatës së tij, Artiri pranoi t’i jepte paratë Lekos, por shtëpia që ai po ndërtonte rezulton se po ngrihej mbi një pronë private, jo shtetërore.

Vjehrri i Artirit nisi të përballej me gjyqe të njëpasnjëshme, vetë ai vuan nga një problem shëndetësor prej të cilit i duhet të operojë këmbën që e ka me problem. Ndaj, dhëndri ka nisur t’i kërkojë paratë vjehrrit, i cili thotë se nuk ka ç’ti japë e kjo i ka sjellë në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Në përballjen e “Shihemi në Gjyq” mes Artirit dhe vjehrrit të tij, Lekos, merr pjesë edhe kunata e dhëndrit, Adiola që është personazh i kësaj historie të rëndësishme dhe të dhimbshme.

Ajo ka qenë ndërmjetëse që Leko të mundte të merrte paratë borxh nga dhëndri i tij sepse Adiola kishte bashkëbiseduar me të motrën.

Por, ajo i kundërvihet të atit sot në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse borxhi që ai i mori dhëndrit për të ndërtuar shtëpinë, e cila rezultoi të ishte mbi një tokë shtetërore e më pas private, ka sjellë konflikt familjar.

Situata e ndërlikuar rëndohet edhe më tepër sepse Artirit i nevojiten paratë për kryerjen e një operacioni e nuk mundet të punojë, kurse Leko nuk ka mundësi. Adiola i flet të atit ashpër pasi familja e motrës së saj ndodhet në vështirësi e konflikt prej Lekos.

Adiola të atit: Pse nuk na the më përpara? Ç’i ke këto? Do t’i gris unë këto! Nuk më duhen këto mua! Do ndaj motrën nga burri? Nuk më duhen këto! Nuk më duhen!