Detaje nga aksidenti i rëndë në mes të Tiranës/ Shoferi me patentë të hequr, ja gjendja shëndetësore e babait, nënës dhe fëmijës 3-muajsh (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak çaste në Tiranë, ku një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe nuk respektoi semaforin e kuq, përpΙasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.

Jo vetëm kaq, por ai braktisi mjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se pasi policia ‘blindoi’ gjithë zonën, ka arritur të vërë në pranga shoferi I. Sulejmani.

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë në Tiranë, ku një makinë luksoze ‘Mercedes GL’, ka përpl asur një familje në rrugën e ‘Kavajës’.

Mësohet se shoferi i makinës luksoze ka përpl asur babain, nënën dhe foshnjen 3 muajshe që ndodhej në karrocë. Shoferi lëvizte me shpejtësi në rrugë, ishte pa patentë pasi i ishte hequr disa javë për shkelje të rëndë.

Anëtarët e të njëjtës familje kanë qenë duke kaluar rrugën me semafor jeshil, në momentin që janë përpl asur nga automjeti luksoz, duke përfunduar më pas në trotuar.

Burimet bëjnë me dije se A.K dhe V.K jane nën mjekim dhe ekzaminim intensiv, kurse I.K femija tre muajsh është jashtë rrezikut për jetën.