Dëgjoni pak K’uran para Iftarit, me zërin e tij që ta kënaq zemrën

Profeti a.s. ka thënë: “Nuk refuzohen duatë e tre personave: agjëruesit kur çel agjërimin, sundimtarit të drejtë, dhe të shtypurit, Allahu i bekoftë ata.

(Ebu Hurejra tek Tirmidhi)
Nuk ka njeri që të bëjë një dua` dhe Allahu të mos i përgjigjet atij, apo të largojë prej tij një sasi të barabartë të keqeje, me kusht që ai të mos lutet për diçka të ndaluar, apo për prishjen e lidhjeve familjare (Xhabiri e transmeton këtë, ashtu siç e ka thënë Profeti a.s: Tirmidhi).

Për shumë myslimanë me origjinë jo arave, duatë janë perceptuar shpesh si fjalë të mira në arabisht, që i shqiptojnë imamët pas namazeve. Ata zakonisht i mbështeten thjesht duke përsëritur “Amin” pas kujtdo tjetër, pa kuptuar se çfarë po i kërkojnë Allahut.