Dëgjoi thirrjen e ezanit, Rama ndërpret fjalën teksa po fliste me gazetarët

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij para gazetarëve, teksa nisi të fliste pas mbledhjes së Kryesisë së PS. Rama ndaloi konferencën me gazetarët gjatë thirrjes së ezanit për të respektuar çeljen e iftarit.

Kujtojmë se Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Pas përfundimit të mbledhjes e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, kryeministri Rama po jepte një deklaratë për mediet.

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

I pyetur nëse do të negocionte me Sali Berishën dhe Komision in e Rithemelimit për këtë çështje, në një moment kur PD drejtohet nga ata, Rama ironizoi duke thënë se Berisha përfaqëson botën e përtejme.

“Nuk ka akoma një proces. E kam thënë dhe e përsëris që është shumë e qartë vija e kuqe për ne. Ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të ardhmen me atë që në funksion të politikës është përfaqësues i botës së përtejme.”– Tha Rama.

Ndër të tjera Rama zbuloi dhe emrin që ai do donte të merrte postin e kreut të shtetit. “Kushtetuta jonë ka parashikuar që president nuk mund të zgjidhet dikush që në 10 vitet e fundit nuk jeton në Shqipëri. Ne do kishim vënë Hashim Thaçin president. Do ishte president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën. Por fatkeqësisht për momentin ai nuk është qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces, mos më bëni të them se çfarë procesi është”, tha Rama.