Dalin detaje nga akѕidenti fаtal, çfarë i mori jetën çiftit shqiptar

Detaje të reja kanë dalë nga akѕidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku humbën jetën një çift shqiptarësh.

Sipas mediave greke, shkak për akѕidentin fatаl ka qenë një gabim nga burri dhe gruaja shqiptare, të cilët po udhëtonin bashkë me fëmijët e tyre në Iona Odos drejt Janinës. Mësohet se 58-vjeçari ka vërejtur një problem në makinë e tij dhe për këtë arsye ka ndaluar.

Shoferi 58-vjeçar ka parkuar makinën në korsinë e Urgjencës dhe ka fikur motorin në kilometrin e 171, pak para traut të tarifës së Terovës. Më pas ai hapi derën dhe doli në këmbë për të hapur kapakun e makinës dhe për të parë se çfarë po ndodhte me makinën e tij. Edhe gruaja e tij e cila ishte ulur në sediljen e pasme të majtë, zbriti me të për ta ndihmuar. Dy fëmijët e tyre, përkatësisht 26 dhe 10 vjeç, mbetën në pozicionet e tyre.

Ndonëse makina blu ishte e parkuar në një zonë të sigurt, çifti ka gabuar duke qëndruar pas dyerve, të cilat dilnin nga korsia e emergjencës.

Kështu, shoferi i makinës tjetër është përpIasur me dyert që shtriheshin përtej vijës së korsisë së emergjencës, duke tërhequr zvarrë çiftin fatkeq. 58-vjeçari ka gjetur v dekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare ka mbetur e pIagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë, gjatë transportit për në spital.