UIet çmimi i naftës, rënie kaq të madhe nuk ka pasur dy vitet e fundit

Bordi i Transparencës i ngritur disa javë më parë nga qeveria, ka vendosur sot çmimet e reja për tregtimin e karburanteve me shumicë dhe pakicë në vendin tonë.

Duke ndjekur trendin e bursës, ku nafta ka pësuar rënie gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë nafta tregtohet sot me 231 lekë për litër nga 237 lekë që ishte më parë.

Ndryshe nga nafta që është ulur, ngrihet cmimi i benzinës. Çmimi i benzinës është rritur me një lekë, dhe shitet me 212 lekë nga 211 lekë për litër. Ndërsa gazi është ulur me një lekë. Një litër gaz do të jetë 115 nga 116 lekë që u tregtuar dy ditët e fundit.

Nëse trendi i rënies së çmimit të naftës në bursë vijon kështu, me gjasë edhe në vendin tonë do të ulet në 2 apo 3 lekë për litër, por mudn të ndodhë dhe e kudnërta pasi është thënë që deri në fund të prillit të paktën do ketë vazhdimisht luhatje.

Një fuçi naftë sot më 1 prill tregtohet për 103.78 dollarë, duke shënuar në rënie të lehtë në raport me një ditë më parë prej rreth 1 pikë për qind.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të lëshojë nga rezervat 180 milionë fuçi nafte gjatë 6 muajve, që është sasia më e madhe që nga krijimi i rezervës në vitin 1974.