Çmenduri: Polici i merr jetën kolegut të tij brenda në komisariat me mjetin e punës

Ngjarja më e çuditshme dhe më e fortë e ndërlikuar ka ndodhur në Tiranë. Një polic i ka marrë jetën kolegut të tij me mjetin e punës që e ka shkrepur në trupin e policit tjetër.

Efektivi i Policisë, Çaush Saliasi, ka ndërruar jetë pas plmbave të marrë brenda ambienteve të Komisariatit nga kolegu i tij Ludian Zaimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë, Ludian Zaimi, përdori mjetin e tij të shërbimit ndaj kolegut të tij, Saliasi.

Menjëherë Saliasi u dërgua drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Saliasi është goditur 5 herë nga Zaimi.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar autorin drejt këtij veprimi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit menjëherë ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare të asaj që ndodhi nga Policia e shtetit. Natyrisht ngjarje të tilla dëmtojnë reputacionin e uniformave blu.