“Çmendet” moti, zbardhet kryeqyteti! Ja çfarë po ndodh në Tiranë

Një ditë e nisur me diell, por që rezultoi të mos përfundonte e tillë.

Një furtunë shiu para pak minutash është shndërruar në një stuhi breshëri në kryeqytet.

Në foton e publikuar duket një sasi e madhe breshëri e cila ka përfshirë të gjithë kryeqytetin dhe Dajtin.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.