Çka thonë Kurani e Bibla për eklipsin e Hënës?

Natën mes të dielës dhe të hënës, u pa një nga pamjet më mahnitëse në qiell, ajo që njihet si “Hëna e përgjakur”.

Duke rënë plotësisht nën hijen e Tokës, Hëna u errësua ngadalë përpara se të bëhet e kuqe e errët, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Ajo u bë e dukshme me sy të lirë tek para agimit të së hënës në pjesën më të madhe të Evropës. Amerika pati një pamje të mrekullueshme të dielën në mbrëmje.

Hëna u duk më e madhe se zakonisht sepse ishte në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke i dhënë asaj emrin super Hënë.

Por, çka thonë Kurani e Bibla për Eklipsin e Hënës?

Për këtë dukuri, ka sqarime edhe në librat e shenjtë.

Në Kuran thuhet se eklipset e Diellit dhe të Hënës ua kujtojnë krijesave varfërinë e tyre të madhe për Allahun dhe panevojshmërinë e plotë të Allahut për krijesat. Aty me ajete citohet Allahu i Madhëruar të këtë thënë se si ndryshon hëna, dhe se si eklipset do të jenë edhe pjesë e ditës së fundit të botës:

“Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës” {Jasin: 39}.

“Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?” {El-Kijame: 7-10},

Ndërkohë, edhe profecitë e Biblës e projektojnë këtë ditë si ditën e madhe të zemërimit të Zotit përpara së cilës askush nuk mund të rezistojë.

“Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve, dhe u thoshnin maleve dhe shkëmbinjve: “Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemërimit së tij; dhe kush mund të qëndrojë?” Zbulesa 6:15-17.)

“Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gj ak, para se të vijë dita e madhe dhe e t merrshme e Zotit.”

“Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet.”