Çfarë po ndodh? Zjarr i fuqishëm në një depo, tymi dhe flakët pushtojnë qiellin(Video)

Një zjarr i madh ka rënë në një depo në garazhin Metroline në Hertfordshire, ku janë djegur katër autobusë dhe dëshmitarët kanë dëgjuar shpërthime ndërsa ekuipazhet përpiqeshin shuanin flakët.

Nuk raportohet për të lënduar. Por për arsye sigurie, personat që jetojnë rreth zonës së zjarrit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Gjashtë makina zjarrfikëse ndodheshin në vendin e ngjarjes, tha Shërbimi Zjarrfikës i Hertfordshire. Fotot dhe videot tregojnë autobusët dykatëshe në flakë.

Një shofer autobusi tha për Hertfordshire Live se zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një bateri që shpërtheu në një nga automjetet elektrike ndërsa ajo ishte duke u ngarkuar. Megjithatë, kjo ende nuk është konfirmuar.