Çfarë po ndodh me plazhet tona? Llahtarisen puѕhuesit, një trup i pajetë në breg të detit

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut.

Bëhet me dije se viktima është një mashkull rreth 60 vjeç. Kanë qenë pushuesit ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Dyshimet e para janë se 60-vjecari mund të ketë pasur probleme shëndetësore dhe ë ketë pësuar infarkt, meqenëse nuk ka shënja dh une në trup.

Gjithsesi pritet hetimi i plotë i ngjarjes dhe raporti përfundimtar që do tregojë shkakun e vërtetë. Nuk është hera e parë që pushuesit shohin trupa të pajetë në breg të detit.

Sivjet kanë qenë disa raste të tilla, ku shkaku kryesor deri tani ka qenë problemet me zemrën dhe kryesisht kanë qenë mosha të vjetra.