Çfarë po ndodh?!!! Edi Rama propozon Fatos Nano-n për president?

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh ditën e sotme. Në mbledhje e cila nisi në orët e para të mëngjesit, u diskutua për çështjen e presidentit të ri.

74 emra janë propozuar nga grupi i PS. Konfirmohet se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj.

Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile. Burime brenda Grupit Parlamentar të PS-së bëjnë me dije se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordësinë e opozitës.