Çfarë kanë kështu shqiptarët? Audi A8L përmbyset në mes të autostradës Tiranë-Durrës (foto)

Ndoshta vapa bën efektin e saj, ndoshta Covidi i ka lënë me pasoja, por shqiptarët po marrin të tjerët dhe veten e tyre në qafë për shkak të shpejtësisë në rrugë.

Sikur të mos mjaftonte ngjarja e ndodhur në mesditë në Rrugën e Kavajës, ku i një i marrë aksidentoi te vijat e bardha ciftin me fëmijën e vogël 3 muajsh, një tjetër ngjarje ka ndodhur pak më parë.

Një automjet tip “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradën, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia, por sigurisht që s’do mend ta kuptosh që shkak është shpejtësia e tepërt.

Prej kohësh në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, kur del në rrugë duhet të lutesh që të kthehesh gjallë sërish në shtëpi, jo vetëm kur del në makinë por edhe në këmbë.

Në shumë raste këta shoferët e makinave luksoze nuk njohin as viza të bardha dhe asnhë rregull tejtër të sinjalistikës, këta e konsiderojnë veten “Zot”.

Por, nuk është faji i tyre, por i shtetit që së pari i pajis me patentë këta “cubat” dhe së dyti që iu përkdhel shpinën në ngjarje të tilla si kjo e sotmja.