Çfarë janë “Javelin” dhe “NLAW”, armet që Serbia frikësohet se Britania ia ka dhuruar Kosovës

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me ar,më Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqe,tësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po ar,matoset nga të katër anët.

Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e rak,etave anti-t,ank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore.

Bëhet fjalë për ra,ktet efikase anti-tank që i kanë ndihmuar forcave ukrainse për t’i fituar disa beteja, duke shkatërruar me sukses tanket ruse në luftën që po vazhdon nga 25 shkurti i këtij viti.

“Javelin” është një prej a,rmëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve. Bartet në supe dhe qëllon cakun në mënyrë automatike pas lansimit, duke i mundësuar bartësit që të mbrohet dhe të evitojë kundërsulmet. Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku caku është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur. Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të ra,ketës. “Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë sipas të dhënave në Wikipedia, kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.