Çfarë burri je ti, Babën e Nanën i le rrugëve tani thua që falesh po jo s’ka Xhenet veç pse falesh!

Hoxha i njohur kosovar, Behar Mjekiqi, ka thënë se nuk ka Xhenet nëse falesh e shkon në Qabe nëse prindërit i lë rrugëve.

Në intervistën e tij në emisionin n’Kosovë Shoë, Mjekiqi foli edhe për shumëçka tjetër lidhur me myslimanët dhe tema të tjera.

Imami nga Obiliqi është pyetur për kapuçin që bartin hoxhallarët dhe për Plisin e bardhë se cilin e zgjedhë të parin. Ai ka thënë se para kapuçit të Hoxhës, e kemi Plisin e bardhë.