Çadrat me vete! Reshje shiu dhe mot i paqëndrueshëm, si parashikohet të jetë dita nesër

Vendi ditën e nesërme do të ndikohet nga masa të paqëndrueshme të cilat do të sjellin dendësim vranësirash dhe reshje shiu më të përqendruara në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.

Në veri hera herës reshjet do të marrin karakter shtrëngatave. Në jug shi i dobët lokal. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare.

Përgjatë brigjeve detare erë përkohësisht e vrullshme pasuar nga valëzim në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 10 deri 18°C