Ç’a bone o plak? Kena ardh me kontrollu keto letrat e skafit! E me sa na tha shefi

Pas ngjarjes së djeshme në Himarë, policia Kufitare ka nisur kontrollet në zonën bregdetare për të kontrolluar dokumentacionin e mjeteve ujore.

Policia Kufitare ka deklaruar se sot janë konstatuar 3 skafe të vegjël, të cilat rezultuan pa dokumentacionin e nevojshëm gjatë kontrollit.

Në gjithë atë vijë bregdetare të Durrësit, ku ke pafund skafe, motorë ujë, gomone etj, na kanë dalë vetëm 3 pa dokumente. Ok, po bëjmë sikur e besojmë.

Ndërkohë prefekti i Durrësit me cilësinë e kryetarit të strukturës Task Forcë për sezonin turistik ka urdhëruar nisjen e një inspektimi në 6 vendbazimet që ka përgjatë bregdetit të Durrësit.

Sic e shihni edhe nga pamjet, gjithë ata policë kanë zbritur në terren sot për të bërë detyrën, që duhej ta kishin bërë që ditën e parë kur u hap sezoni turistik dhe jo tani që ndodhi tra gjedia.

Janë po këta policë ose kolegët e tyre që për arsye të ndryshme, se marrin bakshish, se ashtu i urdhëron shefi, se ashtu është një punë etj, që mbyllin gojën dhe sytë dhe nuk e bëjnë kurrë detyrën e tyre para se të ndodhin tra gjeditë.

Sot na dilkan në terren këta me kamër me vete sigurisht, po ensër, pasnesër, kur të kalojë pak ditë nga tra gjedia e djeshme, cfarë do ndodhë? Avazi i vjetër, mbyllim një sy, fusim një lekë te xhepi, i bëjmë qejfin shefit se është miku i shefit ai që ka motorët, e kështu sa të vijë tra gjedia tjetër.