
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Racacolli ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur heqjen e kufizimit të 50 personave në aktivitete të ndryshme.
Rakacolli ka bërë me dije se do të vijojnë të jenë në fuqi të gjithë masat për udhëtarët që futen në Shqipëri dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që infektohen me Co vid, për protokollin që ato duhet të ndjekin.
“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë va ksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen dhe të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar. Gjithashtu mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e va ksinimit. Va ksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Va ksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga CO VID-19″, ka thënë Rakacolli./Gazeta Shqip