Burra, hani arra për të qenë më të mirë në……

Ndërsa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që ata t’i kushtojnë vëmendje maksimale shëndetit të tyre, veçanërisht shëndetit s ek s ual.

Mungesa e ushtrimeve fizike, dieta jo e shëndetshme dhe stili i jetesës jo të mirë mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë tuaj seksuale, por ka disa ushqime në veçanti, që mund të ndihmojnë në rr tijen e performancës suaj s ek su ale.

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Nutrients’, konsumimi i vetëm rreth 60 gramë arra mund të rezultojë i dobishëm në rr itjen e performancës suaj s ek su ale.

Në mënyrë që të përcaktohet nëse konsumimi i rregullt i arrave ka ndonjë e felt në funksionet seksuale dhe në cilësinë e spermës, studiuesit zhvilluan një studim ndërhyrjeje ushqyese mbi pjesëmarrjen e shëndetshme të moshës riprodhuese, shkruan food.ntv, transmeton Klan Kosova.

Faktorët e rrez ikut që shoqërohen me mosfunksionimin seksual janë pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i al koo olit, mungesa e ushtrimeve fiz ike, str esi dhe një dietë jo e shëndetshme. Rreth 83 individë morën pjesë në studim, të cilët po ndiqnin një dietë perëndimore (të varfër me fruta dhe perime dhe të pasura me yndyrëra). Pjesëmarrësit e studimit u ndanë më pas në dy grupe: një grup vazhdoi të ndiqte dietën e tyre normale perëndimore gjatë 14 javëve, ndërsa tjetri plotësoi dietën e tyre me një marrje ditore prej 60 gramë arra, lajthi dhe bajame. Më vonë, secili individ plotësoi një pyetësor të vërtetuar ndërkombëtarisht, që përmban 15 pyetje mbi funksionin sek su al.

Sipas gjetjeve të studimit, shtimi i arrave, lajthive dhe bajameve në një dietë jo të shëndetshme perëndimore mund të përmirësojë dëshirën sek su ale dhe cilësinë e orga zmës.

Dhe meqenëse këto ditë festohet Fitër Bajrami dhe ëmbëlsira tradicionale është bakllavaja, e keni më të lehtë për t’i konsumuar ato nëse në përditshmëri nuk ju hahen, transmeton Klan Kosova.