Borë në pranverë! Zbardhet qyteti i dashur për shqiptarët, nesër gjithë Tiranën e keni atje

Vazhdojnë cudirat e motit në Shqipëri. Prej ditësh kemi një mot të paqëndrueshëm me shira të dendura në veri dhe erëra të forta në gjithë territorin, por nuk mbaron me kaq.

Reshjet e borës janë rikthyer gjatë pasdites së kësaj të shtune në zonat malore të qarkut të Korçës, në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit.

Reshje me intensitet më të larte ka pasur në aksin rrugor që lidh Boboshticën me Dardhën, ku trashësia ka shkuar në 10 cm. Reshje më të dobëta ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë.

Rruga e Dardhës është e qarkullueshme normalisht dhe po ashtu pa vështirësi lëvizet edhe drejt Voskopojës dhe Vithkuqit. Nëse do ketë intesitet mtë lartë të reshjeve të borës, atëherë do fillonin problemet e para, te zakonshme në stinën e dimrit.

Në zonat turistike ku ka reshje bore, me siguri që neser do ketë një fluks vizitorësh, sidomos nga Tirana por edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë që zgjedhin Korcën për fundjavë.

Korca është gjithmonë e bukur, por kur bie borë, ia shton edhe më shumë bukurinë. Borë, ushqim i mirë, shoqëri e mirë, nuk ke c’të kërkosh më shumë për një ditë të diele.