“Boll u ankuat! Dua të kthehem, 1700 euro shpenzime, 1800 rrogën”, mesazhi i emigrantit

Situata e Rusisë dhe Ukrainës ka vendosur të gjithë botën në vështirësi. Çmimet janë rritur dhe popullatat po përballen me krizë të naftës dhe gazit.

Kjo krizë është ndjerë direkt në Shqipëri, ndërsa ne po vuajmë. Ankesat janë të larta dhe protestat ishin masive në Tiranë, ku qeveria u detyrua të ndërhynte.

U detyrua të ndërhynte për t’i përçarë dhe ja arriti që diçka e tillë të ndodhte. Qytetarët krijuan dyshime ndaj njëri-tjetrit dhe njerëzit nuk dolën më në shesh.

Duket se situata nuk është e mirë as në shtetin fqinj. Një mesazh na vjen në faqen e Facebook-ut ku një emigrant nga Italia shkruan se po mendon rikthimin në Shqipëri, se vetëm po ha bukë.

“Nuk e kuptoj se pse ankoheni kaq shumë. Unë jam me gruan dhe dy fëmijët në Romë. Po shtyj muajt me shumë vështirësi. Me gruan po mendojmë të rikthehemi në Lushnje.

“Kam lënë tokat për të ardhmen e fëmijëve, por marr 1800 euro në muaj rrogë si shofer autobusi, ku shtëpinë e kam si hotel dhe kam 1700 euro shpenzime. Nuk po shijoj as familjen, nuk po fitoj as para”, – shkruan ai. Shqipëria e madhe mik, besoj shumë duan të ndërrojnë vendet me ty.