
Kur të vjen fat, hapi derën, në këtë rast duhet thenë hai dollapin. Një burrë që bleu një dollap të përdorur në internet, u habit kur pa se brenda një rafti ndodheshin 150 mijë euro.
Thomas Heller, nga Bitterfield në Gjermani e bleu dollapin nga një çift të moshuar përmes një faqeje të njohur në internet që merret me shitje-bleresh mobilejesh të përdorura.
Ai madje negocioi për çmimin, i cili fillimisht ishte 300 euro dhe më pas ra dakord për ta blerë për 240 euro. Heller, i cili është drejtor menaxhues i një projekti të strehimit social, tha për mediat e huaja se gjeti një zarf të mbushur me shumë kartëmonedha.
Por në vend që të merrte paratë dhe t’i fuste në xhepin e tij, ai shkoi në polici për t’i dorëzuar ato. Hetimi zbuloi se paratë i përkisnin një gruaje 91-vjeçare nga qyteti i Halle, e cila ndodhet në një shtëpi të moshuarish, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë.
Për faktin se Heller-i nuk i mbajti ato, atij në bazë të shumës që gjeti i takojnë 4,500 euro, të cilat i janë dhënë, por ai nuk ka vendosur ende se si t’i shpenzojë.
Nëse kjo gjë do ndodhte në Shqipëri, e vë në dyshim se blerësi mund të kishte kthyer paratë mbrapsht, aq më tepër kur bëhet fjalë për një shumë të tillë.