Biden citon një ajet të Kuranit, uron myslimanët me rastin e Ramazanit

Presidenti amerikan Joe Biden ua uroi muajin e Ramazanit myslimaneve në SHBA dhe në mbarë botën.

“Gruaja ime Jill dhe unë ua shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën me rastin e Ramazanit”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

Duke theksuar se Ramazani është një periudhë meditimi dhe shërimi shpirtëror për të gjithë muslimanët, Biden tha:

“Akti i iftarit të këtij viti do të jetë një kujtim edhe më i fortë i bukurive të shëndetit, familjes dhe shoqërisë. Zemrat tona do të rrahin së bashku me ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë karrige bosh në tavolinat e tyre”.