Benzema me tri hurma para vetes, a po paralajmëron hat-trick?

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, është duke agjëruar, mirëpo kjo nuk është duke e penguar që të shënoj gola dhe të jetë vendimtar për ekipin e tij.

Në lidhje me formën e tij, ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili para një jave ka thënë që Benzema po t’i hante shatë hurma do të shënonte shtatë gola.

Para pak minutave, Benzema ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku para vetes ka tri hurma, a po paralajmëron francezi hat-trick?

Ai për mediat franceze kishte thënë se agjërimi nuk i pengon t’i përkushtohet futbollit dhe Realit.

“Nuk ka asnjë efekt në punën dhe stërvitjen time. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe besimi im e bën Ramazanin obligim. Për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur agjëroj,” ka thënë shkurt Benzema. /Klankosova.tv