Behuni gati! Moti i keq pushton vendin, rrebeshe shiu dhe breshëri, ja çfarë pritet të ndodhë në orët e vona të mbrëmjes

Moti i keq ka përfshirë sot vendin tonë. Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin. Moti i keq ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse të vendit.

Një pemë e rrëzuar nga era e fortë bllokoi këtë mëngjes përkohësisht aksin nacional Korçë-Pogradec.

Sakaq, tre fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Edhe në Elbasan, era ka rrëzuar pemë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji. Reshje të dendura shiu

raportohen edhe në zonën e Krujës, Fushë-Krujës dhe Kurbinit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras është bllokuar për qarkullimin e mjeteve të vogla për shkak të prurjeve të shumta të ujit.

Sipas sinoptikanëve kjo situatë do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.