Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit e di pikën e dobët të shqiptarëve dhe e bën tatuazh (foto)

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët. Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

Biznesmeni turk kishte pikturuar në krahun e tij simbolin e shqiponjës, duke treguar kështu edhe dashurinë që ka për Shqipërinë. “Një ditë në diell me vajzën time”, ka shkruar Usta krahas fotos. /FotoKETU

Prej vitesh, Genta Ismajli është një prej këngëtareve më të dashura nga publiku shqiptar. Që prej daljes së parë në ekran, ajo i befasoi të gjithë me performancën e saj ekspresive.

Ndonëse, koha ka kaluar, duket se këngëtarja vazhdon të ketë energjinë e njëjtë. Pak dite me pare ajo festoi ditelindjen dhe mbushi 38 vjeçe.

Genta ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet teksa mban në krahë dy binjakët e saj. “Urime ditëlindja për mua, le të festojmë dhe të jemi të lumtur”, ka shkruar ndër të tjera ajo përmbi imazhin e ëmbël.