Banorët në Gramsh thonë se kanë parë UFO: U ulën dhe na lanë një shenjë

Ekzistenca ose jo e UFO-ve është një nga dilemat më të mëdha të njerëzimit që do na shoqërojë gjithmonë. Në Shqipëri rrallë ndodh të flitet për këtë gjë, por më shumë jashtë shtetit.

Fenomenet mbinatyrore i kanë intriguar gjithnjë njerëzit. Gjithmonë e më shumë mediat e huaja diskutojnë mbi prezencën e jashtë tokësorëve.

Madje sëfundmi në Shqipëri kanë filluar të shfaqen edhe pretendime për vizita nga jashtëtokësore në qytete të ndryshme të vendit duke e bërë edhe me interesante raporton me imagjinatën dhe të panjohurën.

Një pretendim i ngjashëm vjen sëfundmi nga fshati Topojan i Gramshit ku banorët bëjnë be se janë vizituar nga UFO-t, të cilët më pas kanë lënë edhe shenjën e tyre nëpër toka.

Shenjat, sipas banorëve, janë disa rrathë në arën aty pranë për t’u zhdukur më pas. Ata janë të bindur që kanë qenë UFO dhe janë gati të betohen për këtë gjë.

Nuk dihet ende nëse ky pretendim është i vërtetë, megjithatë deklaratat e banorëve kanë shkaktaur mjaft interes në zonë duke bërë që atje të shkojnë edhe grupe xhirimi nga media të ndryshme.