
Kamerat e fshehta janë gjithmonë argëtuese dhe nxjerrin gjithmonë zbuluar personazhet por gjithashtu shkaktojnë dhe momente gazmore që s’duhen humbur. Piranjat në ABC News ka nisur një cikël me kamera të fshehta.
E tillë është dhe kamera e fundit e fshehtë e bërë në media për këngëtarin mjaft të dashur për publikun, Kozma Dushi, e cila ishte unike dhe shkaktoi shumë të qeshura te teleshikuesit.
Në kamer ishte krijuar një situatë që dukej mjaft e vërtetë, e një burri në moshë i cili ndodhej në spital në momentet e tij të fundit të jetës dhe dëshira e tij e fundit ishte të takonte Kozmain i cili ishte idhulli i tij.
Pasi vihet në dijeni për këtë, Kozma Dushi nuk heziton aspak të takojë fansin e tij por gjatë takimit ai humbet jetën nga një atak kardiak dhe i shkakton shumë vështirësi këngëtarit.
Para se të ndahej nga kjo jetë i sëmuri i lë amanet këngëtarit të këndojë në funeralin e tij këngën “Eja o shoku ynë”, që ishte e preferuara e tij. Këngëtari dhe njëherë tregon veten e tij dhe anën njerëzore duke plotësuar amanetin e tij, por çudia ndodh sepse gjatë këngës fansi ngrihet nga ảrkivli duke habitur të gjithë.
Kozma Dushi edhe pse mjaft i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar është ndjekur nga mallkimi i famshëm i vendit të dytë në festivale. Kësaj radhe atij i dhënë për herë të parë pikërisht çmimi i parë.