Babai i Joniadës tregon si ndodhi ngjarja: Ѕkafi hyri me shpejtësi të madhe! Unë u zhyta poshtë në ujë, ndërsa vajza…

E marta e 2 gushtit ishte një ditë tragjike për gjithë Shqipërinë, pasi në plazhin e Potamit në Himarë, skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, i mori jetën 7-vjecares që kishte ardhur për pushime nga Anglia dhe po lahej bashkë me të atin.

Abc ika zbardhur dëshminë e babait të 7-vjeccares, Bledarit, i cili ka thënë para uniformave blu, se pak çaste para ngjarjes tragjike një skaf i bardhë është afruar pranë bregut nga ku ka zbritur një vajzë, ndërsa më pas në skaf kanë hipur një gura dhe dy fëmijë, ndërkohë brenda në mjet ndodheshin dhe dy burra.

Më tek Bledari ka rrëfyer se skafi pasi ka kaluar piketat është nisur në drejtim të vendit ku po lahej ai bashkë me vajzën të kapur përdore dhe i ka ndarë, ndërsa ka go ditur Jonadën duke i shkaktuar prerje në të gjithë trupin.

Gjithashtu në dëshmi Bledari tregon se oficeri i policisë Tase fillimisht ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por më pas është kthyer sërish.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën.

Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi go diti vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, tregon Bledari.