
Një vajzë e mιtur, 13-vjeçare nga Plemetini i Obiliqit, është kthyer në shtëpi te familja e saj 6 muaj pasi kishte ikur. Gj.B., në muajin nëntor të vitit të kaluar, ka shkuar në Mitrovicë, pa lejen e prindërve, të bashkëjetojë me të mιturin, I.H, 16-vjeçar, me të cilin thotë se është martuar.
“ E kom dashtë, e kom lanë shkollën edhe kam ik” – deklaron ajo për Klan Kosovën.
Babai i saj, F.B., thotë se të hënën ishte tentimi i tretë për të sjellë vajzën në shtëpi. Dy herët e tjera e kishte sjellë, por e bija përsëri kishte ikur.