Avokati i njohur shqiptar u gjet i νrarë me thιkë në fyt, zbardhet letra e çuditshme e lamtumirës në xhepin e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u gjet i v rarë me thιkë në fyt avokati shqiptar Aineo Redo. Në xhepin e rrobave që kishte veshur iu gjet një letër, ndërsa një tjetër ishte lënë në zyrën ligjore ku punonte.

Mediat italiane bëjnë me dije se në letrën që iu gjet në xhep, kishte kërkuar falje për aktin ekstrem, por mbetet e paqartë nëse është shkruar nga vetë ai.

Vijojnë hetimet për krimin makabër pasi avokati u gjet me fyt të prerë me thιkë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali. 48-vjeçari u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.

Hetuesit gjetën në vendngjarje thιkën në dorën e vi ktimës.

Pista e parë e hetuesve është vetëv rasja, por nuk përjashtohet edhe pista e v rasjes. Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thιkën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëv rasje.

Gjithçka pritet të zbardhet nga pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.

Redo ka lënë gruan dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç.