Vrau mizσrisht gruan e tij, por ‘marrosi’ shumë të tjera! Fansja i dërgon letër në bυrg pilotit

Babis Anagnostopoulos u bë i famshëm për publikun pasi u shpall fajtor për v rasjen e gruas së tij në mënyrë mizore, për shkak të xhelozisë.

Piloti grek pranoi k rimi ndërsa më parë tentoi ta fshihte duke e bërë të dukej si v rasje nga grabitësit, duke varur dhe qenin e tij. Ai mbyti gruan për shkak se ajo i kërko divorcin.

Pavarësisht K rimit të tij, duket se Babis ka tërhequr dhe fansa pas vetes, kryesisht gjininë femërore. Mediat greke raportojnë se një grua misterioze ka dalë në pah duke i deklaruar dashurinë pilotit grek, e po ashtu mbështetjen për çështjen.

“Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të v rasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje.

Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, v rasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij”, tha gruaja e panjohur.

Më tej gruaja shpjegon se i ka dërguar dhe një letër pilotit që ndodhet në bu rg, ku thotë se e ka falur për K rimin që ka bërë.

“I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në bu rg.

Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte,”-shtoi ajo.