Atara hedh hapat e para, Orindëss dhe Turit iu “pIas” zemra nga lumturia (video)

Atara, vajza e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos është kthyer në një nga bebushët më të dashur të ekranit. Atara festoi disa javë më parë 1 vjetorin e lindjes ndërsa moderatorja dhe Turi ndanë disa momente të këndshme. “Faleminderit Perëndi për mrekullinë ATARA”, shkroi Orinda.

Së fundmi, Atara ka filluar që të hedhë dhe hapat e parë, moment të cilin ata e kanë ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Hapi i parë”, ka shkruar Turi krahas videos, të cilën e ka shpërndarë më pas dhe Orinda. “Mami po qan akoma”, ka shkruar moderatorja për këtë moment. SHIKO VIDEON

Pak ditë më parë, Atara festoi ditëlindjen e parë. Vogëlushja i ka ndryshuar të gjithë jetën çiftit, i cili nuk nguron të shijojë çdo moment me gëzim e shtëpisë.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nuk kishte se si sot në 1-vjetorin e Atarës mos ta uronin publikisht të bijën. Fillimisht, Turi ka publikuar një video shumë spontane, ku shfaqet me ëmbëlsirën e tij edhe i kërkon të shohë kameran, por Atara refuzon.

“Kur rriten, nuk kane qejf ti nxjerresh ne kamera! Edhe 100 goca babit!”, ka shkruar Turi krahas videos më të bukur.