Askush nuk e priste! Kryeministri surprizon me veprimin e tij të fundit në rrjetet sociale (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen për veprat e tij të artit. Ai deklaruar se nuk ka pasur ndërmend të hynte në politikë teksa është shprehur në një intervistë për Anadolu Agency: “Kisha një jetë si artist, tani kam një jetë të dytë si politikan, shpresoj se në jetën e ‘tretë’ të jem i lirë”.

Gjatë karrierës së tij politike ai nuk e ka lënë menjëanë pasionin që ka për artin. Madje shpesh herë kryeministri në daljet e tij përpiqet të jetë sa më detajist duke u karakterizuar me një look të veçantë dhe ngjyra që bien në sy.

Askush nuk e priste! Edi Rama surprizon më veprimin e tij të fundit

Duket se që tani kryeministri ka nisur përgatitjet për jetën e tij të tretë duke hapur një profil zyrtar në Instagram të quajtur @ediramart, ku vihet re se në feed-in e tij janë postuar foto të ndryshme të cilat paraqesin artin e tij. Në jetën e tij të tretë Edi ka treguar se do të merret me art ku përveç pikturës do të merret dhe me skulptura apo stilime veshjesh.

Në foton e tij të parë të postuar në faqe, Rama ka zbuluar një nga pikturat e para të cilën duket se e ka bërë që kur ishte fëmijë duke zbuluar kështu pasionin që ka për artin. Gjithashtu në mes të pikturave Rama ka postuar dhe një foto ku vihen re disa prej kravatave shumëngjyrëshe të stiliara nga vetë ai. Momentalisht faqja nuk numëron shumë ndjekës dhe vetë kryeministri nuk ndjek asnjë profil tjetër. Edi Rama i ka bërë follow nga faqja e tij zyrtare si kryeministër në Instagram, hapësirës së re personale, në rrjetet sociale.

Në vitin 2014 dhe 2017 Rama mbajti një ekspozitë në Bienalen prestigjioze të Venedikut. Në vitin 2016, një koleksion i veprave të tij u ekspozuan në galerinë prestigjoze Marion Goodman në Nju Jork.