Arbana dhe Eduarti festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë larg Shqipërisë! E dini sa vjeç ka diferencë çifti?

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen e 39-të. Në po të njëjtën ditë përvjetorin e lindjes e feston edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ka mbushur plot 33 vite.

Kjo do të thotë se regjisori shqiptar është gjashtë vjet më i vogël se ylli i Top Channel. Ata janë së bashku prej disa vitesh dhe tashmë kanë edhe një djal të quajtur, Diell.

Ka qenë Arbana ndërkohë që ka uruar të dashurin për ditëlindje në një postim të shpërndarë në InstaStory. Për të festuar ditëlindjen e tyre, ata kanë bërë një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Moderatorja e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani ka treguar në rrjetet sociale se si mësoi gjininë e fëmijës së tretë dhe e ka ndarë me fansat e saj këtë moment.

Me anë të një ‘ask’ në “Instastory”, moderatorja i është përgjigjur një ndjekëseje ku ka zbuluar se gjininë e bebit e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim sepse nuk kanë mundësi.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, shkruan moderatorja.