Analisti shqiptar e thotë me mburrje në sytë e shqiptarëve: Unë e kam dashur Enver Hoxhën

Baton Haxhiu është një nga analistët dhe gazetarët që gjithmonë bën zhurmë me qëndrimet dhe analizat e tij. I futar mbrëmë në një emision televiviz, ai ka habitur jo pak duke thënë se e ka dashur ish-di ktatorin Enver Hoxha.

Haxhiu tha se në rrëfimin e të atit pas vizitës së tij në Shqipëri, nuk ka dëgjuar të thotë asnjë fjalë të keqe për Enver Hoxhën, paçka gjendjes të vështirë ekonomike të vendit në atë kohë.

“Unë e kam dashur Enver Hoxhën. Për arsye se unë e kam dashur Shqipërinë dhe kur e kam dashur Shqipërinë, e kam dashur Enver Hoxhën dhe natyrshëm, kjo dashuri irracionale ka qenë për pasojë se identiteti jonë ka qenë i atakuar.

Në vitin 1979 kur ka qenë, babai im e ka vizituar të gjithë Shqipërinë dhe ka qenë radha e njerëzve tek ne në shtëpi sikur morti kur vjen për të dëgjuar se çfarë është Shqipëria. Po si nuk e nxorri asnjë fjalë të keqe mor burrë”, tha Haxhiu.

Kaq mjaftoi që rrjeti të ziente me komente dhe reagime pa fund ndaj tij, ku thuajse të gjitha ishin komente negatvie. Gjithsesi, Batonit nuk është se i bëjnë shumë përshtypje, pasi është mësuar tashmë me mendimet dhe qëndrimet që ka shumica e shqiptarëve ndaj tij.

Nuk është hera e parë dhe me siguri as e fundit, që deklarata të Batonit bëjnë bujë të madhe, pasi mesa duket ai e ka kuptuar fare mirë pikëne dobët të shqiptarëve.