
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se mjetet që po grumbullohen për Fondin e Sigurisë nuk duhet që të lejohet të përdoren për Forcën e Sigurisë së Kosovës transmeton Kosova ime.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se nuk po i kupton disa eksponentë të PDK-së që janë kundër Fondit të Ushtrisë.
Ai tha se nuk e di nëse po iu pengon forcimi i ushtrisë, apo e kanë problemin me kryeministrin Albin Kurti.
“Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin.