
Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hyrë në pistën e fluturimeve për të bërë kontroll.Në Aeroport ka shkuar edhe Skuadra Kundër Bo.mbave.
Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes, prej nga sjell këto pamje.