Alarm në bord! Tmerrohen pasagjerët, ja çfarë ndodh në avionin turk

Një avion turk u detyrua të mos ngrihej në aeroportin Ben Gurion i Tel Avivit pasi disa pasagjerë morën në celularët e tyre disa foto shqetësuese, të cilat tregonin rrëzimin e avionit.

Mesazhet shkuan vetëm te celularët iPhone përmes aplikacionit AirDrop dhe dyshohet se janë dërguar nga një grup të rinjsh që gjendeshin po ashtu në avion.

Fotot tregonin rrëzimin e një avioni të Turkish Airlines në Gjermani dhe të një tjetri në SHBA.

Pas disa orësh kërkime nëpër bagazhet e pasagjerëve, avioni u rinis për në Stamboll.