Aksident i rëndë në vend, autoboti me naftë përpIaset me një makinë

Dy automjete me targa të Kosovës janë përplasur në Rrugën e Kombit, rreth 300 metra larg doganës së Morinës.

Korespondenti i Panorama bën me dije se një autobot nafte me targa KS509XB dhe automjeti tip ‘Volkswagen’ me targa 01737QJ janë përplasur në aksin Kukës-Morinë.

Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar, ndërsa nëna dhe motra që ishin pasagjere kanë marrë dëmtime të lehta.

Ato janë dërguar në spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i autobotit, i cili ka goditur mjetin. Shkak i aksidentit në fshatin Morinë, dyshohet të jetë lagështia në rrugë.