Akѕidenti i rëndë në vend, ndërron jetë në spital 18-vjeçari (Video)

Ka humbur jetën në spital një 18-vjeçar ditën e sotme, si pasojë e një akѕidentit të ndodhur pak ditë më parë

Bjorni Papri nga Elbasani ishte duke ecur me motor ku është përplasur nga një makinë në Shirgjan. 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën. Ishin te shumtë ata qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se drejtuesja e mjetit u la ne arrest shtëpie pasi ka një fëmijë nën moshën tre vjeçare.