
Rrjeti ka qenë shumë i ashpër ndaj Ronela Hajatit, ndërkohë artistë të shumtë janë “kthyer” pas në netët e Festivalit teëe RTSH duke analizuar votat e jurisë.
Së fundmi Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese tha se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjtozja dhe fitorja e saj ishte e merituar.
Gjithashtu ai u ndal edhe në një ndër pretendetët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, por Kosovën.
“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosoves le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës.
Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, u shpreh ai.
Kjo deklaratë e tija solli nëj reagim të menjëhershëm të Robert Aliajt, i cili i kujtoi Doçit se suksesin më të madh në Eurovizion Shqiperise, ja ka dhënë një kosovare, pikërisht Rona Nishliu me këngën SUS, e cila u rendit në vendin e 5-të.