Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për 6 shtete – Kosova përfiton më së shumti (VIDEO)

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai, në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”.

Intervistën ekskluzive dhe të parën për mediet shqiptare të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mund ta ndiqni në “Rubikon” të Klan Kosovës me fillim nga ora 20:45.