A mundet ta ndalë kjo gjë Putin? Franca i jep një tjetër göditje të madhe

Franca njoftoi më 4 prill se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pu shtimit rus të Ukrainës.

“Franca ka vendosur sot që të dëb ojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.

AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dëbohen.

“Ky veprim është pjesë e qasjes evropiane”, tha ministria franceze. “Përgjegjësia jonë e parë është gjithmonë që të garantojmë siguri për popullin francez dhe evropian”, shtoi MPJ e Francës.

Ky njoftim i Francës pason atë të Gjermanisë, Lituanisë dhe Letonisë që njoftuan se kanë marrë vendim për të dëbuar diplomatë rusë në përgjigje të veprimeve “brutale” të Rusisë në Ukrainë.